Turqi – Mbytet një anije me klandestinë, humbet jetën 1 emigrant

Të paktën një emigrant i parregullt vdiq dhe 10 të tjerë u shpëtuan pasi një motobarkë u mbyt afër brigjeve të qytezës turistike Bodrum të provincën turke në Egje, Muğla, njoftojnë burimet e Rojës Bregdetare turke.

1091267
Turqi – Mbytet një anije me klandestinë, humbet jetën 1 emigrant

Një anije tregtare me flamur panamez ndërsa ishte duke lundruar afër bregut në vendin e quajtur Aspat të qytezës Bodrum e informoi korvetën e Rojës Bregdetare Turke, e cila ishte duke patrulluar në zonë, për disa zëra njerëzish që vinin nga deti.

Ekipet e Rojës Bregdetare kur mbërritën në vendin e ngjarjes gjetën mbi ujë një motoskaf prej fibre të copëtuar si dhe emigrantë të parregullt.

Ndër emigrantët e parregullt të shpëtuar ishin 4 sirianë, 4 palestinezë dhe 2 egjiptianë. Dy nga emigrantët e shpëtuar u transferuan në spital, pasi ata ishin në gjendje kritike.

Gjatë kërkimeve në det u gjet trupi i pajetë i një mashkulli me shtetësi siriane.

 


Lajme të ngjashme