Berger: Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen për qytetarët sirianë në Turqi

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Turqi, ambasadori Christian Berger, deklaroi të hënën se Unioni do të vazhdojë mbështetjen për qytetarët sirianë që jetojnë Turqi...

Berger: Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen për qytetarët sirianë në Turqi

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Turqi, ambasadori Christian Berger, deklaroi të hënën se Unioni do të vazhdojë mbështetjen për qytetarët sirianë që jetojnë Turqi.

“Po diskutohet të jepen edhe 3 miliardë euro për qeverinë e Turqisë. Aktualisht vazhdojnë negociatat në lidhje me atë se çfarë duhet të bëhet. Nga mbështetja njerëzore po kalojmë në mbështetje socio-ekonomike. Në përputhje me këtë, jemi gati të nënshkruajmë projektet e 'fazës së dytë'", tha Berger.

Ambasadori i BE-së në Ankara mbajti një fjalim gjatë takimit promovues të projektit “Mundësi për Jetën”, realizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Fuqisë Punëtore Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë.

Me këtë rast ai tha se Turqia aktualisht kujdeset për 3,5 milionë qytetarë sirianë që janë nën mbrojtje të përkohshme. Duke theksuar se Turqia dhe BE-ja janë në bashkëpunim të ngushtë për t’i dhënë fund tragjedisë njerëzore tashmë prej 8 vitesh në Siri, Berger tha se “Turqia dhe BE-ja punojnë prej një kohe të gjatë për t'i gjetur një zgjidhje këtij konflikti”.

Berger tërhoqi vëmendjen se BE-ja ofron mbështetje për Turqinë në lidhje me sirianët. “Ofrojmë nevojat themelore. Nëse duhet të jap një shembull, Rrjeti i Sigurisë Sociale Emergjente (ESSN) ofron mbështetje financiare. Nga kjo përfitojnë 1,4 milionë persona në nevojë. BE-ja sigurisht që do të vazhdojë mbështetjen e ofruar për këtë çështje", theksoi Berger.

Ai sqaroi gjithashtu se BE-ja ofron mbështetje të ndryshme për Turqinë, e cila bashkëpunon me shoqëritë civile dhe organizatat e tjera ndërkombëtare të cilat ofrojnë mbështetje për refugjatët. “Në mbështetjen e fazës së parë me 3 miliardë euro nga BE-ja ka aktualisht 72 projekte. Po punojmë në 3 fusha të rëndësishme. Njëra prej tyre është arsimi dhe me arsimin përpiqemi që të ndihmojmë qeverinë turke", u shpreh Berger.

Sipas tij, deri në fund të kësaj jave do të nënshkruhet në Bruksel një marrëveshje tjetër me vlerë 400 milionë euro për të mbështetur fushën e arsimit. / AA



Lajme të ngjashme