Turqia shpëton 44 emigrantë në Egje
Ekipet e Rojës Bregdetare Turke kanë shpëtuar të 44 emigrantët e parregullt që kishin mbetur të izoluar në Ishullin Yumurta në Detin Egje.



Njoftohet se të gjithë 44 emigrantët e parregullt që kishin mbetur të izoluar në Ishullin Yumurta në Detin Egje janë shpëtuar nga njësitë e Komandës së Rojës Bregdetare Turke.
Në orët e para të mëngjesit një emigrant i parregullt kishte telefonuar në “Alo 158”, numri i denoncimeve dhe kishte kërkuar ndihmë duke njoftuar se grupi i emigrantëve, 44 vetë, kishte mbetur i izoluar në një ishull të Egjeut.
Komanda e Rojës Bregdetare Turke përcaktoi vendndodhjen e grupit të emigrantëve, që sipas verifikimeve doli që ishulli ku ishin bllokuar emigrantët kishte qenë “Ishulli Yumurta”, i cili ndodhet afër brigjeve të provincës Ayvalik të Balikeserit në Egjeun Verior.
Pastaj ekipet e Rojës Bregdetare Turke filluan aktivitetin e kërkim-shpëtimit me 2 helikopterë dhe 1 gomone dhe shpëtuan të 44 emigrantët e parregullt që kishin mbetur të izoluar në ishull.