Turqi – Bilanci javor i antiterrorizmit, 11 terroristë të neutralizuar

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate njofton se në operacionet që janë kryer gjatë javës së fundit brenda vendit kundër terrorizmit janë neutralizuar 11 terroristë.

Turqi – Bilanci javor i antiterrorizmit, 11 terroristë të neutralizuar

Në operacionet që janë kryer gjatë javës së fundit brenda vendit kundër terrorizmit janë neutralizuar 11 terroristë.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të përpjekjes me organizatat terroriste, ndërmjet datave 12-19 nëntor ekipet e sigurisë kanë kryer 2 mijë e 449 operacione.

Në këto operacione janë vënë në pranga 153 persona të dyshuar për lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK, 486 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, 29 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe 14 persona të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste majtiste.

Kurse në kuadër të përpjekjeve me emigracionin e parregullt janë kapur 5 mijë e 313 emigrantë, ndërsa për 280 persona është proceduar në kuadër të luftës me krimin kibernetik.

 


Lajme të ngjashme