Mogherini dhe Hahn do të vijnë në Turqi më 22 nëntor

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) Përgjegjës për Zgjerim Johannes Hahn do të vijnë për takime në Ankara në datën 22 nëntor.

Sipas deklaratës së bërë nga departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë të Bashkimit Evropian, Mogherini dhe Hahn do të marrin pjesë në mbledhjen e Dialogut Politik të Nivelit të Lartë Turqi-BE.

Ndërsa në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, në takimin që do të zhvillohet ndërmjet delegacionit të Turqisë, që kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe delegacionit të Bashkimit Evropian, krahas procesit të asocionit, do të shqyrtohen edhe tema të ndryshme si ekonomia, tregtia, bashkëpunimi financiar, energjia, Unioni Doganor, çështjet e sigurisë, lufta kundër terrorit, emigracioni dhe liberalizimi i vizave si dhe çështjet themelore në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se do të shkëmbehen mendime edhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare me në krye Ballkanin, Sirinë, Irakun dhe Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme.

Lajme të ngjashme