Turqia reagon ndaj vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për PKK

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy ka thënë se PKK-ja është një organizatë terroriste separatiste dhe do të vazhdojë të trajtohet si e tillë nga bashkësia ndërkombëtare ashtu siç e meriton një organizatë terroriste.

Turqia reagon ndaj vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për PKK

Hami Aksoy ka bërë një deklaratë në lidhje me vendimin e të enjtes të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për ta lënë organizatën terroriste separatiste PKK në listën e organizatave terroriste të BE-së.

Zëdhënësi Hami Aksoy argumentoi se vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë nuk përmban ndonjë rivlerësim lidhur me cilësinë dhe karakteristikat e organizatës terroriste separatiste PKK.

“Është e qartë se përpjekjet e PKK-së për të fshehur natyrën e saj terroriste nuk do të japin rezultate. PKK-ja është një organizatë terroriste dhe do të vazhdojë të trajtohet si e tillë nga bashkësia ndërkombëtare”, thotë zëdhënësi Aksoy në reagimin e tij me shkrim.

Me vendimin e saj të 15 nëntorit 2018, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që PKK-ja do të mbetet në listën e organizatave terroriste të BE-së.

Gjykata e poshtme e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mori vendim për padinë që kishte ngritur organizata terroriste separatiste PKK kundër Këshillit të BE-së. Gjykata arriti në përfundimin se ekzistojnë disa gabime procedurale për mbajtjen e PKK-së në listën e organizatave terroriste ndërmjet viteve 2014-2017, por sipas vendimeve të reja PKK-ja duhet të qëndrojë në listën e zezë të Këshillit të BE-së për organizatat terroriste.

 


Lajme të ngjashme