Turqi - Bilanci javor i antiterrorizmit, 68 terroristë të neutralizuar

Në operacionet që kanë kryer Forcat e Armatosura Turke (FAT) gjatë javës së fundit janë neutralizuar 68 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Turqi - Bilanci javor i antiterrorizmit, 68 terroristë të neutralizuar

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njofton përmes një komunikate se në datat 9-15 nëntor janë kryer operacione të shkallës së madhe dhe të mesme në provincat Diyarbakir, Hakkari, Tunceli, Sirnak dhe Mardin si dhe në veri të Irakut.

Në këto operacione janë neutralizuar 68 terroristë.

Kurse gjatë kontrollit është kapur dhe sekuestruar një sasi e madhe municioni e terroristëve.

Janë asgjësuar 24 eksplozivë artizanalë si dhe 31 pozicione zjarri, strehime dhe shpella të terroristëve.

Presioni që është krijuar mbi organizatën ka kufizuar aftësinë lëvizëse dhe operacionale të organizatës, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

 


Lajme të ngjashme