Abbas falënderon Presidentin Erdogan për mbështetjen e kauzës palestineze

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas i telefonoi Presidentit Erdogan, me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në Gazë.

1088938
Abbas falënderon Presidentin Erdogan për mbështetjen e kauzës palestineze

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas.

Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës, Presidenti Mahmud Abbas i telefonoi Presidentit Erdogan me të cilin bisedoi në lidhje me zhvillimet e fundit në Gazë.

Bëhet e ditur se Presidenti Abbas gjatë bisedës e falënderoi Presidentin Erdogan për përkrahjen e dhënë për kauzën palestineze.

 


Lajme të ngjashme