Çavusoglu reagoi ashpër ndaj deklaratave të Kryeprokurorit saudit në lidhje me rastin Khashoggi

Turqia nuk e gjeti të kënaqshme deklaratën e Kryeprokurorit Arabisë Saudite në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Çavusoglu reagoi ashpër ndaj deklaratave të Kryeprokurorit saudit në lidhje me rastin Khashoggi

Turqia nuk e gjeti të kënaqshme deklaratën e Kryeprokurorit Arabisë Saudite në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu i bëri një vlerësim deklaratës së Kryeprokurorit saudit në lidhje me hetimet e zhvilluara për rastin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

“Para se prokurori ta bëjë këtë deklaratë mua më telefonoi ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adil Al-Xhubejr dhe më njoftoi më herët që Kryeprokurori do ta bëjë këtë deklaratë pas gjysmë ore”, bëri të ditur Çavusoglu.

Ai vuri në dukje se nuk i gjeti të kënaqshme deklaratat e Kryeprokurorit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ku ndodhet kufoma e Khashoggit? Duhet të zbulohen ata që e urdhëruan këtë, të zbulohen nxitësit e vërtetë dhe nuk duhet që ky proces të mbyllet në këtë mënyrë. Ne do ta ndjekim këtë çështje deri në fund”.

“Kuptuam se aktualisht janë të ndaluar 11 persona. Më herët kanë qenë të ndaluar 18. Për 5 persona nga 11 të ndaluar kërkohet dënim kapital. Pse u liruan personat të tjerë? Thuhet se vrasja ka ndodhur pasi ky person (Khashoggi) rezistoi të riatdhesohet në vendin e tij, ndërkaq e vërteta është që vrasja ishte planifikuar më herët. Copëtimi i kufomës nuk është një zhvillim i çastit. Në Konsullatë më herët u sollën pajisjet e nevojshme për ta copëtuar kufomën”, bëri të ditur Çavusoglu.

Jamal Khashoggi ishte vrarë m 2 tetor me të hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku shkoi për ti kryer procedurat e nevojshme për martesë.



Lajme të ngjashme