Kalin: Bota të vihet në veprim për Rripin e Gazës

Zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se shoqëria ndërkombëtare, e cila qëndron e heshtur ndaj sulmeve të Izraelit, duhet të marrë përsipër përgjegjësi dhe të vihet në veprim.

Kalin: Bota të vihet në veprim për Rripin e Gazës

Zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se shoqëria ndërkombëtare, e cila qëndron e heshtur ndaj sulmeve të Izraelit, duhet të marrë përsipër përgjegjësi dhe të vihet në veprim.

Kallën bëri një vlerësim për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Ai rikujtoi se në sulmet e dy ditëve të fundit të Izraelit në Gazë humbën jetën 13 palestinezë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

“Këto sulme kanë treguar edhe një herë qëndrimin shpërfillës të Izraelit ndaj drejtësisë, tiraninë dhe qëndrimin pushtues të këtij vendi. Duhen ndaluar menjëherë sulmet e Izraelit ndaj popullit të Gazës. Shoqëria ndërkombëtare, e cila qëndron e heshtur ndaj sulmeve të Izraelit, duhet të marrë përsipër përgjegjësi dhe të vihet në veprim. E gjithë bota duhet ti thotë “ndal” politikave pushtuese edhe ekspansioniste të Izraelit, që kërkon t’i kthejë tokat palestineze në një burg të hapur dhe provokon duke ndryshuar statusin e Jerusalemit” tha Kallën.

“Në Palestinë zgjidhja e vetme është zgjidhja me dy shtete” u shpreh zëdhënësi i presidencës dhe vijoi me fjalët: “Është e qartë që qeveria aktuale e Izraelit nuk beson në zgjidhjen me dy shtete dhe përpiqet të sabotojë procesin. Nuk është e mundur të pranohet asnjë zgjidhje, që nuk merr parasysh pavarësinë dhe sigurinë e Palestinës. Populli palestinez nuk është vetëm dhe i pashpresë” tha Kallën.

Ai kërkoi mëshirën e Allahut për dëshmorët palestinezë dhe i uroi shërim të shpejtë të plagosurve.   

“Turqia do të vazhdojë të jetë pranë popullit palestinez në kauzën e tij të drejtë” tha Ibrahim Kallën.

 


Lajme të ngjashme