Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Turqisë zhvilloi një vizitë në Shqipëri

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Turqisë, İsmail Rüştü Cirit në krye të një delegacioni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është takuar me zyrtarë të lartë shqiptarë.

Yargıtay Başkanı İsmail Rüştü Cirit arnavutluk ziyareti 13.jpg
Yargıtay Başkanı İsmail Rüştü Cirit arnavutluk ziyareti 12.jpg
Yargıtay Başkanı İsmail Rüştü Cirit arnavutluk ziyareti 11.jpg
Yargıtay Başkanı İsmail Rüştü Cirit arnavutluk ziyareti 10.jpg
Yargıtay Başkanı İsmail Rüştü Cirit arnavutluk ziyareti 8.jpg
Yargıtay Başkanı İsmail Rüştü Cirit arnavutluk ziyareti 7.jpg

Cirit, i cili kryesoi një delegacion me përfaqësues nga gjykatat turke, gjatë vizitës është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. 

Presidenti Meta e falënderoi Cirit për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në sistemin e drejtësisë dhe shprehu dëshirën dhe besimin që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen. Turqia, tha presidenti Meta, është një vend me rëndësi të madhe për sigurinë dhe paqen jo vetëm për rajonin, por edhe për Bashkimin Evropian, në mënyrë të veçantë për kontributin në përballimin e krizës së jashtëzakonshme të refugjatëve, thuhet në njoftimin nga Presidenca e Shqipërisë.

Në takimin e realizuar në Presidencën e Shqipërisë, ishte edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori. 

Cirit, gjithashtu është takuar edhe me kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori dhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Bashkim Dedja. 

Nga ana tjetër, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Turqisë, İsmail Rüştü Cirit dhe delegacioni që e shoqëronte vizituan institutin “Yunus Emre” në Tiranë. Cirit la një shënim në "Fletoren e Nderit" dhe tha se "Institutet e Yunus Emresë luajnë një rol shumë të rëndësishem në të katërt anët e botës".

Gjithashtu, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Turqisë në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri është takuar edhe me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Delegacioni i lartë i drejtësisë nga Turqia ka mbyllur vizitën e tij zyrtare në qytetin e Shkodrës, ku  ka zhvilluar takime me kryetarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha, me kryetaren e bashkisë Shkodër, Voltana  Ademi si dhe me drejtorin e institutit turk “Yunus Emre”, Zafer Kiyici. Në të gjitha këto takime është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve reciproke shtetërore.

Në fund, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë, İsmail Rüştü Cirit së bashku me delagacionin që e shoqëronte ka vendosur kurora me lule te Memorialin i legjendarit turk, Hasan Riza Pasha.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -

 



Lajme të ngjashme