FAT publikojnë një video me rastin e 10 Nëntorit, Ditës Përkujtimore të Ataturkut

Në videon që Forcat e Armatosura të Turqisë e postuan në mediat sociale, i jepet vend pamjeve të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

FAT publikojnë një video me rastin e 10 Nëntorit, Ditës Përkujtimore të Ataturkut

Forcat e Armatosura të Turqisë publikuan një video të përgatitur me rastin e 10 Nëntorit përvjetorit të përkujtimit të Mustafa Kemal Ataturkut.

Në videon që Forcat e Armatosura të Turqisë e postuan në mediat sociale, i jepet vend pamjeve të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Në video janë pamjet nga fjalimi i Ataturkut ku ai thotë: “Të më shihni mua nuk do të thotë domosdo të shihni fytyrën time. Mjafton vetëm nëse kuptoni dhe ndjeni idetë dhe ndjenjat e mia”.

Videoja, ku shfaqen edhe pamjet e mauzoleut të Ataturkut të xhiruara gjatë natës, përfundon me fjalët “Je gjithmonë në zemrat tona”.



Lajme të ngjashme