Erdogan: Turqia po avancon drejt Kandilit dhe Sinxharit në veri të Irakut

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim me rastin e ceremonisë përkujtimore të Mustafa Kemal Ataturkut të mbajtur në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës në Ankara.

Erdogan: Turqia po avancon drejt Kandilit dhe Sinxharit në veri të Irakut

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia po i shkatërron një e nga një strofkat e terrorit në veri të Irakut dhe është në rrugën e saj drejt Kandilit dhe Sinxharit.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së organizuar në Qendrën e Popullore të Kongreseve dhe Kulturës në Beshtepe të Ankarasë me rastin e 10 Nëntorit, Ditës Përkujtimore të Ataturkut, Presidenti Erodgan tha se populli turk krahas të gjitha lojërave të gusht shteteve, juntave, të forcave me prokurë, çdo herë i doli për zot vullnetit të tij dhe vuri në pah se edhe fjala edhe vendimi i fundit i takon vetëm popullit.

Duke vënë në dukje se Turqia nga aspekti i ndihmave humanitare të dhëna në krahasim me të ardhura kombëtare është vendi i parë në botë, Erdogan tha: “Nëse pyetni se çfarë rezultate sjellin këto përpjekje tona mund t’ju them se bëhen përpjekje që përgjatë kufirit tanë të formohen korridoret e terrorit dhe të pengohet kjo luftë e jonë. Ne dimë shumë se çfarë janë duke bërë ata të cilët në njërën anë shpallin shpërblime për terroristët e PKK-së në Kandil dhe në prapaskenë bashkëpunojnë me terroristët e njëjtë”.

“Dje nga një shpërthim në depon e municionit në nënprefekturën Shemdinli të Hakkarit kanë rënë dëshmorë 4 ushtarë tanë dhe janë plagosur rreth 20 të tjerë”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa kërkoi mëshirë prej Perëndisë për dëshmorët dhe të plagosurve u urojë shërim të shpejtë.

Kreu i shtetit turk rikujtoi se vazhdimisht kanë rikujtuar se fati i atyre që ecin përkrahë me organizatat terroriste gjithmonë do të jetë zhgënjimi, ndërsa shtoi se brenda javës së fundit janë neutralizuar 15 terroristë.

“Turqia po i shkatërron një e nga një strofkat e terrorit në veri të Irakut dhe është në rrugën e saj drejt Kandilit dhe Sinxharit. Shumë shpejtë do t'i shpëtojmë vëllezërit tanë sirianë nga kthetrat e terroristëve në lindje të Eufratit”, bëri të ditur Erdogan.

Ai gjithashtu shtoi se Turqia nuk do të jetë vendi që pret në portat e Perëndimit, por do të prodhojë vet teknologjinë e saj dhe do të ngritët në nivelin e qytetërimeve bashkëkohore.



Lajme të ngjashme