Turqia dënon sulmin e armatosur me pasoja të rënda në Amerikë

Turqia dënoi sulmin e armatosur në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i përcolli ngushëllimet familjeve dhe këtij vendi për jetët e humbura.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë bëhet e ditur se është mësuar me trishtim se në sulm pati shumë të vdekur dhe të plagosur.

“Turqia dënon sulmin dhe i shpreh ngushëllimet familjeve dhe popullit amerikan për jetët e humbura” shkruhet në deklaratë.

Në sulmin e armatosur, që ndodhi dje në California, përfshi edhe sulmuesin humbën jetën 12 persona.

Lajme të ngjashme