Ministri Çavusoglu shkoi për kontakte zyrtare në Turkmeni

Ministri Çavushollu u prit në kryeqytetin Ashkabat nga Kryetari i Shtetit të Turkmenisë, Gurbanguli Berdimuhammedov.

Ministri Çavusoglu shkoi për kontakte zyrtare në Turkmeni

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), që ka shkuar për një vizitë zyrtare në Turkmeni, falënderoi Kryetarin e Shtetit të Turkmenisë, Gurbanguli Berdimuhammedov, për mbështetjen e dhënë ndaj kompanive turke.

Ministri Çavushollu u prit në kryeqytetin Ashkabat nga Berdimuhammedov.

Çavushollu, në deklaratën e bërë pas kësaj pritjeje tha se falënderoi kryetarin e shtetit të Turkmenisë për mbështetjen që i jep firmave turke në këtë vend.

Ai citoi Berdimuhammedovin të ketë thënë se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe nënvizoi se ministrat e punëve të jashtme të dyja vendeve do të vazhdojnë të jenë në kontakt.

Çavushollu shprehu kënaqësinë që gjendet në kryeqytetin Ashkabat përsëri pas 3 vjetësh.

 


Lajme të ngjashme