Sanksionet e ShBA-së ndaj Iranit janë "politike"

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin i bëri një vlerësim sanksioneve të ShBA-së ndaj Iranit.

Sanksionet e ShBA-së ndaj Iranit janë "politike"

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin sanksionet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i zbatojnë ndaj Iranit i cilësoi si “politike”.

“Ne nuk mund të heqim dorë nga interesat tona kombëtare vetëm se ShBA-ja zbaton sanksione nda një vendi për arsye të ndryshme”, bëri të ditur Kalin.

Duke vënë në dukje se Irani po i përmbahet marrëveshjes bërthamore, Kalin tha se vendimi i ShBA-së për sanksione është “politik”.

 

ShBA-ja, e cila u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e arritur me Iranin në vitin 2015, pjesën e parë të sanksioneve ndaj këtij vendi i vuri në fuqi më 7 gusht, ndërsa pjesa e dytë hyri në fuqi më 5 nëntor.



Lajme të ngjashme