Pritet pozitivisht vendimi i Amerikës për kryeterroristët e PKK-së

Turqia priti pozitivisht vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krerët e organizatës separatiste terroriste PKK.

Pritet pozitivisht vendimi i Amerikës për kryeterroristët e PKK-së

Turqia priti pozitivisht vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krerët e organizatës separatiste terroriste PKK.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) tha se pritën pozitivisht deklaratën e autoriteteve amerikane ku thuhej: “...do të shpërblejmë ata që japin informacione për kapjen e krerëve të terroristëve të organizatës terroriste PKK”.

Hami Aksoj bëri një deklaratë me shkrim si përgjigje e një pyetjeje në lidhje me vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit për të ofruar shpërblim në këmbim të informacioneve të identitetit dhe që çojnë në përcaktimin e vendit ku ndodhen 3 krerët e organizatës terroriste PKK.   

“Presim pozitivisht vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit për të ofruar shpërblim për të ndihmuar në kapjen e tre kryeterroristëve të PKK-së. Ne presim që ky hap të mbështetet edhe me veprime konkrete në luftën kundër PKK-së dhe zgjatimeve të saj në Irak dhe Siri” shkroi Aksoj.  

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer deklaroi të martën se Departamenti amerikan i Shtetit do të japë shpërblim në dollarë për ata që japin informacione, që do të bëjnë të mundur përcaktimin e identitetit dhe vendit ku ndodhen të ashtuquajtur udhëheqësit e nivelit të lartë të organizatës terroriste PKK, Murat Karajëllan (Karayılan), Xhemil Bajëk (Cemil Bayık) dhe Duran Kalkan.



Lajme të ngjashme