Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu viziton Laosin

Vizita e ministrit të Jashtëm, Mevlut Çavusoglu do të jetë e cilësisë së vizitës së parë nga Turqia në Laos në nivel të ministrit.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu viziton Laosin

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Laos.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Jashtme, Çavusoglu më datat 7-8 nëntor do të ketë kontakte zyrtare në Republikën Popullore Demokratike të Laosit. Bëhet e ditur se vizita në Laos do të jetë vizita e parë nga Turqia në nivel të ministrit të jashtëm, ndërsa shtohet se gjatë takimit të Çavusoglus me homologun e tij Saleumxay Kommasith që do të zhvillohet në kuadër të kësaj vizite do të bisedohet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe në lidhje me mundësitë për avancimin e bashkëpunimit, ndërsa të dy homologët do të shkëmbejnë mendimet për zhvillimet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Në mes tjerash thuhet se ministri Çavusoglu do të pritet në takim edhe nga Kryeministri i këtij vendi, Thongloun Sisoulith.

 


Lajme të ngjashme