Erdogan: Sektori në të cilin është investuar më së shumti në Turqi është ai i shëndetësisë

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e organizuar në sallën e sporteve të Kompleksit Gulhane të Universitetit të Shkencave të Shëndetësisë me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Erdogan: Sektori në të cilin është investuar më së shumti në Turqi është ai i shëndetësisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se sektori i shëndetësisë në Turqi është sektori në të cilin është investuar më së shumti dhe që dha rezultate më të mira.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e organizuar në sallën e sporteve të Kompleksit Gulhane të Universitetit të Shkencave të Shëndetësisë me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

“Sektori i shëndetësisë ndodhet në krye të sektorëve mbi të cilin ne tregojmë ndjeshmëri për 16 vjet resht dhe në të cilin kemi bërë më së shumti investime dhe kemi marrë rezultate shumë të mira”, bëri të ditur Erdogan.

 

Duke vënë në dukje se spitali shtetëror të qytetit në Bilkent të Ankarasë do të përurohet në dhjetor, kreu i shtetit turk tha: “Me anë të spitaleve shtetërore të qytetit ne do të fitojmë një shtysë serioze në sektorin e turizmit shëndetësor. Turqia ka nevojë për kombëtarizim të shpejtë në fushën e shëndetësisë”.

Erdogan në mes tjerash tha se “Tani dëshirojmë që pajisjet e tomografisë, ultrazërit, rezonancës magnetike ti prodhojmë vet. Këto Turqia mund ti bëjë, ne kemi forcën e duhur për këtë. Ne u bëjmë thirrje markave botërore që do të mund të bëjnë prodhime të përbashkëta të vijnë në vendin tonë dhe kemi marrë përgjigje pozitive. Ne do ti hedhim këto hapa në vendin tonë”.

Duke prekur në çështjen e kombëtarizimit të sektorit të shëndetësisë Presidenti theksoi se kjo çështje është po aq e rëndësishme sa edhe sektori i mbrojtjes.



Lajme të ngjashme