Erdogan: Turqia po përjeton periudhën më të suksesshme në histori në luftën kundër terrorit

Presidenti dhe njëkohësisht kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partia), Recep Tayyip Erdogan, iu drejtua deputetëve të partisë së tij me një fjalim të mbajtur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Erdogan: Turqia po përjeton periudhën më të suksesshme në histori në luftën kundër terrorit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia po përjeton periudhën më të suksesshme në histori në luftën kundër terrorit.

Presidenti dhe njëkohësisht kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partia), Recep Tayyip Erdogan, iu drejtua deputetëve të partisë së tij në një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar.

Gjatë fjalimit Presidenti Erdogan preku edhe në luftën kundër terrorit ku tha se “Në saje të goditjeve të dhëna brenda dhe jashtë vendit organizatave terroriste, të cilat ushqehen nga forcat e errëta, ne arritëm rezultate shumë të rëndësishme. I shkatërruam, po i shkatërrojmë dhe do të vazhdojmë ti shkatërrojmë të gjitha organizatat terroriste duke filluar nga PKK, DAESH, FETO e deri tek DHKP-C”.

Në vijim Presidenti Erdogan tha: "Gjatë mandatit tonë Turqia ka arritur rezultate historike kundër grupeve terroriste, bandave, tregtarëve të drogës dhe kundër çdo veprimi tjetër që synon paqen në vendin tonë".

“Që nga korriku 2016, gjatë operacioneve të ndërmarra në vend janë neutralizuar 761 terroristë, në veri të Irakut 1.092, në operacionet Mburoja e Eufratit 3.000, ndërsa në Operacionin Dega e Ullirit u neutralizuar mbi 4,500 terroristë të tjerë”, bëri të ditur Erdogan.

Duke e vënë në dukje se në Turqi deri më tani janë ndaluar 2 mijë persona të lidhur me organizatën terroriste DAESH, Presidenti Erdogan tha se 7.000 të tjerë janë deportuar dhe rreth 70,000 njerëzve u është ndaluar hyrja në Turqi.

 

Erdogan gjithashtu tha se anëtarët e çetës tradhtare të FETO-s, përgjegjëse për tentativë të grusht shtetit të ndërmarrë më 15 korrik 2016, do të japin llogari para drejtësisë.



Lajme të ngjashme