Turqi – Kapen 50 emigrantë të parregullt

Ekipet e Rojës Bregdetare turke kanë kapur në Egje 50 emigrantë të parregullt, në përpjekje për të shkuar me rrugë të jashtëligjshme në Greqi.

Turqi – Kapen 50 emigrantë të parregullt

Në qytezën Ajvaxhëk (Ayvacık) të Çanakalasë janë kapur 29 emigrantë të parregullt që përpiqeshin të kalonin me rrugë të paligjshme në Ishullin Midilli (Lesbos) të Greqisë.

Ekipet e rojës bregdetare në kuadër të masave që vazhdojnë kundër kalimeve të jashtëligjshme kontrolluan zonën në afërsi të vendit të quajtur “Porti i Gjelbër” (Yeşil Limanı).

Në patrullimet e kryera afër Gadishullit Kadırga ekipet kapën 29 emigrantë të parregullt me shtetësi afgane, në mesin e të cilëve edhe gra e fëmijë, që përpiqeshin të shkonin me një gomone në Ishullin Midilli (Lesbos).

Emigrantët fillimisht u shoqëruan për në postëkomandën e Rojës Bregdetare në Kyçykuju (Küçükkuyu). Pas kryerjes së veprimeve emigrantët iu dorëzuan Qendrës së Riatdhesimit në Ajvaxhëk (Ayvacık).

Edhe afër qytezës Bodrum të Mullas (Muğla) janë kapur 21 emigrantë të parregullt në përpjekje për të shkuar me rrugë të jashtëligjshme në Greqi.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare dalluan në det afër Ishullit Kargi një jaht me emigrantë, gra dhe fëmijë.

Ekipet e ndaluan jahtin dhe kapën 21 emigrantë të parregullt me shtetësi somaleze, palestineze dhe siriane.

21 emigrantët e parregullt u transferuan në anijen e Rojës Bregdetare dhe iu dorëzuan ekipeve të Drejtorisë Rajonale të Migracionit.

 


Lajme të ngjashme