Oktay: Qasja e Turqisë për rastin Khashoggi, plotësisht transparente dhe me seriozitet shtetëror

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, deklaroi të hënën se qasja e vendit të tij ndaj vrasjes së Jamal Khashoggit është plotësisht transparente dhe me seriozitet shtetëror...

Oktay: Qasja e Turqisë për rastin Khashoggi, plotësisht transparente dhe me seriozitet shtetëror

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, deklaroi të hënën se qasja e vendit të tij ndaj vrasjes së Jamal Khashoggit është plotësisht transparente dhe me seriozitet shtetëror.

Fuat Oktay vlerësoi për Agjencinë Anadolli (AA) vrasjen më 2 tetor të gazetarit saudit të së përditshmes amerikane “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

“Vrasja e Khashoggit është një ngjarje me përmasa ndërkombëtare, të cilën s’ke nga ta kapësh duke qenë se është copë-copë nga të gjitha anët”, u shpreh ai duke thënë se qasja e Turqisë është plotësisht transparente dhe me seriozitet shtetëror.

“Turqia ka dhënë mesazhin se askush nuk mund të guxojë në asnjë mënyrë një krim të këtillë apo çfarëdo tjetër të ngjashme me këtë brenda kufijve të saj dhe, në rast se tenton apo guxon, atëherë kjo do të ketë një çmim që do ta paguajë me doemos, kushdo që të jetë ai. Kush e ka dhënë urdhrin e krimit të kryer në territoret tona? Po kërkojmë përgjigjen e kësaj”, shtoi ndihmëspresidenti Oktay.

Më se dy javë pas zhdukjes së analistit saudit të ditores amerikane “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, pasi kishte hyrë më 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për të kryer procedurat e celebrimit me të fejuarën e tij, Riadi zyrtar njoftoi më 20 tetor se gazetari ishte vrarë në objektin e Konsullatës.



Lajme të ngjashme