Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erbas: Myslimanët duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Myslimanët duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë nëpërmjet “një qasjeje realiste, konstruktive dhe gjithëpërfshirëse në një mënyrë bindëse”, deklaroi të shtunën kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Ali Erbas...

Erbas: Myslimanët duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Myslimanët duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë nëpërmjet “një qasjeje realiste, konstruktive dhe gjithëpërfshirëse në një mënyrë bindëse”, deklaroi të shtunën kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, prof. dr. Ali Erbas.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë (IUMS) me seli në Katar, e cila po zhvillon punimet në Stamboll, Ali Erbas tha se myslimanët në të gjithë globin po kalojnë një proces të vështirë dhe të pakënaqshëm për shkak të luftërave, varfërisë dhe terrorizmit.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë nëpërmjet një qasjeje realiste, konstruktive dhe gjithëpërfshirëse në një mënyrë bindëse duke adresuar problemet në gjeografinë tonë”, tha Erbas.

Ai u ndal edhe mbi rëndësinë e bashkimit të dijetarëve myslimanë për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të bashkëpunuar në fusha të tilla si edukimi fetar, përhapja e njohurive fetare, shërbimet fetare për gratë, familjen dhe të rinjtë.

Prof. dr. Erbas tha gjithashtu se organizatat terroriste si FETO, PKK, DAESH, Al-Shabaab dhe Boko Haram janë “duke dëmtuar myslimanët, unitetin dhe të ardhmen e myslimanëve”.

Ndërsa kryetari i IUMS-së, Yousef al-Qaradawi, tha: “Ne lutemi që Turqia të jetë serish qendra administrative e botës islame.”

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të IUMS-së do të përfundojë ditën e enjte.



Lajme të ngjashme