Alvi: Pakistani dhe Turqia do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë “së shpejti”

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi, bëri me dije të shtunën se vendi i tij ka gjasa të nënshkruajë së shpejti Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë (MTL) me Turqinë...

Alvi: Pakistani dhe Turqia do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë “së shpejti”

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi, bëri me dije të shtunën se vendi i tij ka gjasa të nënshkruajë së shpejti Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë (MTL) me Turqinë.

Sipas mediave lokale, Arif Alvi deklaroi gjatë një panairi të organizuar në Karaçi se MTL-ja do të nxiste tregtinë dypalëshe midis dy vendeve.

Kreu i shtetit pakistanez tha se në lidhje me MTL-në kishte diskutuar gjerë e gjatë me homologun e tij turk, Reccep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij të fundit në Stamboll.

Ai tha se ishin mbajtur shtatë takime mbi këtë çështje, por MTL-ja nuk ishte realizuar për shkak të disa shqetësimeve të Turqisë.

“Tani këto pengesa do të eliminohen dhe MTL-ja do të finalizohet së shpejti. Ne vendosëm të bëjmë hapa më serioze dhe më konkrete për të rritur tregtinë dypalëshe”, tha Presidenti Alvi duke njoftuar se 4 kompani turke janë të gatshme për të investuar 1,5 miliardë dollarë në Pakistan.

Ky vendim u arrit gjatë vizitës së Alvit në Turqi, në përgjigje të ftesës së Presidentit Erdogan me rastin e Festës së Republikës (29 Tetor) dhe inaugurimit të Aeroportit të Stambollit.



Lajme të ngjashme