Amerika lë jashtë Turqinë në sanksionet ndaj Iranit

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Fatih Dönmez) tha se janë të kënaqur nga vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbajtur jashtë Turqinë nga sanksionet ndaj Iranit.

Amerika lë jashtë Turqinë në sanksionet ndaj Iranit

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Fatih Dönmez) tha se janë të kënaqur nga vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbajtur jashtë Turqinë nga sanksionet ndaj Iranit.

Dënmez iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

Ai iu referua deklaratës së bërë dje në mbrëmje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në lidhje me sanksionet që do të zbatohen ndaj Iranit dhe ndër të tjera tha: “Sekretari amerikan i Shtetit bëri një deklaratë në lidhje me heqjen ose kufizimin e sanksioneve kundrejt 8 vendeve, përfshi edhe Turqinë. Para së gjithash dëshiroj të shpreh kënaqësinë në lidhje me këtë deklaratë pozitive”.

Ai tha se prej kohësh kanë bërë të ditur se këto sanksione të Amerikës mund të ndikojnë negativisht paqen, qetësinë dhe ekonominë e vendeve fqinje si Turqia.

“Si Ministria e Punëve të Jashtme, ashtu edhe Ministria e Energjetikës dhe palët e tjera të interesuara e kanë nënvizuar këtë gjë gjatë negociatave të zhvilluara me autoritetet amerikane. Turqia theksoi rëndësinë e tregtisë së naftës dhe gazit natyror me vendet fqinje nga aspekti i sigurisë së furnizimit. Në këtë pikë të arritur kuptohet se teza e mbrojtur nga Turqia është pranuar deri në një pikë edhe nga pala tjetër” tha Ministri Dënmez.

Ky vendim do të ndikojë pozitivisht paqen, qetësinë dhe stabilitetin e rajonit, tha ministri turk dhe shtoi: “Ndër informacionet që kanë ardhur është edhe informacioni se Turqia është ndër vendet që janë mbajtur jashtë këtyre sanksioneve por detajet nuk kanë ardhur ende. Pasi të bëhen të ditura detajet edhe ne do të bëjmë deklarata shtesë në lidhje me këtë çështje. Ky vendim është i kënaqshëm”.

 


Lajme të ngjashme