Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan-Trump bisedojnë në telefon për çështjet rajonale

Burimet presidenciale të të dyja vendeve njoftojnë se të dy liderët kanë diskutuar mbi zhvillimet rajonale, me theks të veçantë koordinimin e veprimeve në Siri.

Erdogan-Trump bisedojnë në telefon për çështjet rajonale

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

Sipas një deklarate nga Qendra për Shtyp e Presidencës, mësohet se në bisedën telefonike të zhvilluar mes Erdoan dhe Trump janë diskutuar çështjet dypalëshe, zhvillimet në Siri dhe rregullimet/koordinimet në lidhje me Menbixhin dhe Idlibin.

Në bisedën telefonike në fjalë të dy liderët theksuan vendosmërinë për të ndërmarrë hapa konstruktivë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve Turqi-ShBA, ndërsa ranë dakord për të mbetur në kontakt të afërt edhe në proceset e ardhshme për çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Me këtë rast Presidenti Erdoan ka dënuar sulmin ndaj sinagogës në Pittsburgh të ShBA-së si dhe u ka përcjellë ngushëllimet familjarëve që kanë humbur të afërmit në ngjarje dhe popullit amerikan duke uruar shërim të shpejtë për personat e plagosur.

Kurse Shtëpia e Bardhë në lidhje me bisedën telefonike që Presidenti Erdoan pati me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump bëri këtë deklaratë:

“Të dy liderët folën veçanërisht për dëshirën e bashkëpunimit mbi çështjen e koordinimit (të veprimeve) në Siri.”

Në komunikatën me shkrim të Zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders thuhet se “Presidenti (Donald Trump) bisedoi në telefon me Presidentin (Rexhep Tajip) Erdoan. Të dy liderët trajtuan në mënyrë të veçantë dëshirën për të punuar bashkë në Siri. Presidenti Erdoan shprehu ngushëllimet për humbjet në ngjarjen tragjike që ndodhi në sinagogën e Pittsburgh”.

 


Lajme të ngjashme