Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Yildirim: G-20 mund të gjejë zgjidhje për problemet globale

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) mori pjesë në Forumin e Parlamentarëve të G-20, që organizohet në Argjentinë.

Yildirim: G-20 mund të gjejë zgjidhje për problemet globale

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) mori pjesë në Forumin e Parlamentarëve të G-20, që organizohet në Argjentinë.

Jëlldërëm mori pjesë së fjalim-mbajtës në panelin me titull “Financimi i Zhvillimit”, në forumin, që filloi në Kongresin Kombëtar të Argjentinës në kryeqytetin Buenos-Ajres dhe tha se “Shpreson që nga ky takim të dalin rezultate të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve globale”.  

Ai tha se vendet e G-20 mund të luajnë një rol parësor për tejkalimin e problemeve globale.

Jëlldërëm u shpreh gjithashtu se Turqia ka përdorur një buxhet mbi 30 miliardë dollarë për refugjatët sirianë.

Në fjalimin e tij, Kryeparlamentari Jëlldërëm bëri të ditur se Turqia, punon me parimin “ndihmo njeriun të jetojë që të jetojë bota”, dhe për këtë nuk ka marrë ndihmë nga bota.

“Ne kemi përdorur një buxhet prej 30 miliardë dollarësh deri më sot. Edhe këtej e tutje do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë. Mjafton që problemet në Siri të eliminohen sa më parë. Ne duam që të fillojë një paqe që përfshin tërë sirianët, një ditë e re me dritë për ata” nënvizoi Jëlldërëm.

Në anën tjetër, në pjesën pa praninë e medias, Jëlldërëm u takua me Kryetaren e Këshillit Kombëtar të Provincave të Afrikës së Jugut (NCOP), Thandi Modise.

Në takim u shpreh kënaqësia për ecurinë aktuale pozitive në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe u arrit në një vendim të përbashkët për zhvillimin edhe më shumë të marrëdhënieve ndërmjet parlamenteve.  

Më pas Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë dhe delegacioni shoqërues u takuan me zëvendëskryetarin e parë të Kuvendit të Rusisë (Duma), Ivan Melnikov dhe Kryetarin e përkohshëm të Argjentinës, Federico Pinedo.   


Fjalët Kyçe: Binali Yildirim , Turqi , NCOP , G-20

Lajme të ngjashme