Prokuroria e Stambollit: Trupi i Khashoggi është copëtuar e zhdukur

Prokuroria e Stambolli njoftoi të mërkurën pasdite se “Trupi i gazetarit saudit Jamal Khashoggi është zhdukur duke e copëtuar atë pas vrasjes”.

Prokuroria e Stambollit: Trupi i Khashoggi është copëtuar e zhdukur

Prokuroria e Stambolli deklaroi të mërkurën pasdite se gazetari saudit i “Washington Post”, Jamal Khashoggi është vrarë sapo ka hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të vendit të tij në Stamboll sipas një plani të përgatitur më parë.

“Pastaj kufoma e tij është zhdukur duke e copëtuar”,-thuhet në vijim të deklaratës së Prokurorisë.

“Nga autoritetet e Arabisë Saudite nuk është bërë ndonjë deklaratë, sipas të cilës në lidhje me ngjarjen ekziston edhe një bashkëpunëtor vendor”, thuhet në vijim të komunikatës së shkruar të Prokurorisë.

“Përkundër përpjekjeve tona qëllimmira për zbulimin e së vërtetës, nga takimet (me palën saudite) nuk është arritur ndonjë rezultat konkret”,- vijon komunikata.

Prokuroria e Stambollit ka përsëritur kërkesën për ekstradimin në Turqi të dyshuarve, të cilët siç është bërë e ditur janë arrestuar në Arabinë Saudite, thuhet në vijim të komunikatës, sipas të cilës Prokurori i Stambollit bashkë me një delegacion është ftuar për vizitë në Arabinë Saudite në kuadër të hetimit të vrasjes së Khashoggit.

Gazetari saudit i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, ishte zhdukur ditën e martë, më 2 tetor, pasi kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll për disa veprime konsullore.

Në 20 tetor Riadi zyrtar kishte deklaruar se “Khashoggi kishte vdekur si pasojë e një grindjeje brenda godinës së Konsullatës”.

 


Lajme të ngjashme