Filluan fluturimet e rregullta nga aeroporti i ri i Stambollit për në Ankara

Realizohet edhe fluturimi i parë i avionit të kompanisë së Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines-THY) me numër TK-2124 nga aeroporti i ri i Stambollit për në kryeqytetin Ankara.

Avioni i parë i fluturimit të rregullt për në aeroportin Esenboga të Ankarasë është nisur nga aeroporti i ri i Stambollit, përurimin e të cilit më 29 tetor e bëri Presidenti Recep Tayyip Erdogan me pjesëmarrje edhe të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të disa vendeve tjera.

Pasagjerët, të cilët kanë blerë më herët biletat e kompanisë së Linjave Ajrore Turke, erdhën në aeroportin e Stambollit.

Edhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan bleu një biletë simbolike në sportel.

Më pas ministri Turhan kaloi në kullën e kontrollit dhe dha direktiva për nisjen e avionit.

Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke (THY), Bilal Eksi, drejtoresha e Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI) dhe njëherësh kryesuesja e bordit drejtues, Funda Ocak dhe kryetari i Bordit Ekzekutiv të Operatorit të Aeroportit të Stambollit dhe njëherësh drejtori i përgjithshëm Kadri Samsunlu, ishin në mesin e pasagjerëve që blenë biletat dhe fluturuan për në Ankara.

Në avion ishin të pranishëm edhe një numër i madh i përfaqësuesve të mediave.

Lajme të ngjashme