Erdogan starton projektin kombëtar të mbrojtjes ajrore

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia po përparon me shpejtësi drejt arritjes së niveleve të larta në të gjitha fushat e teknologjive të mbrojtjes.

Erdogan starton projektin kombëtar të mbrojtjes ajrore

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia po përparon me shpejtësi drejt arritjes së niveleve të larta në të gjitha fushat e teknologjive të mbrojtjes.

Presidenti Erdoan njoftoi fillimin e punimeve për ndërtimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes ajrore rajonale me raketa me rreze të gjatë veprimi.

“Uroj që sistemi kombëtar i mbrojtjes ajrore rajonale me raketa me rreze të gjatë veprimi, të cilin e kemi filluar me emrin SİPER të jetë i dobishëm për vendin”,- tha Erdoani në fjalën që mbajti në ceremoninë e përurimit të objekteve që do të përdoren për zhvillimin e teknologjisë kombëtare.

“Turqia po përparon me shpejtësi në rrugën e saj për t’u bërë një vend që i dëgjohet zëri në çdo fushë të teknologjive të mbrojtjes, aviacionit dhe hapësirës. Përqindjen e prodhimit vendor, kombëtar në industrinë e mbrojtjes nga 65%, që është për momentin, do ta ngremë në nivele edhe më të larta”, shtoi ai.

“E dimë se një nga shkaqet, që fshihet prapa sulmeve të intensifikuara vitet e fundit kundër Turqisë, është reagimi ndaj politikave tona të pavarura”, theksoi Erdoan.

“Objektivin për një Turqi të pavarur dhe të fuqishme mund ta realizojmë dhe do ta realizojmë duke vazhduar projektet kombëtare që i kemi filluar në industrinë e mbrojtjes”, tha Presidenti Erdoan dhe shtoi se “Sektori i industrisë tonë të mbrojtjes sot është shndërruar në një strukturë kombëtare me pjesëmarrjen krahas më shumë se një mijë firmave edhe të Sipërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, të institucioneve kërkimore dhe universiteteve”.

 


Lajme të ngjashme