Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

SHBA – Kulla “Empire State” ndriçohet kuq e bardhë për Festën e Republikës së Turqisë

Kulla “Empire State”, një prej simboleve të Nju-Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u zbukurua mbrëmjen e së hënës me ngjyrat kuq e bardhë, me rastin e 95-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë...

SHBA – Kulla “Empire State” ndriçohet kuq e bardhë për Festën e Republikës së Turqisë

Kulla “Empire State”, një prej simboleve të Nju-Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u zbukurua mbrëmjen e së hënës me ngjyrat kuq e bardhë, me rastin e 95-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Misionet turke në Nju-Jork të SHBA-së dhanë pritje për 95-vjetorin e themelimit të Republikës.

Në pritjen e organizuar nga përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara, ambasadori Feridun Sinirlioglu dhe konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Nju-Jork, Alper Aktas, morë pjesë zv/ambasadori i SHBA-së në OKB, Jonathan Cohen, përfaqësues të misioneve diplomatike të huaja dhe të shoqatave turko-amerikane në Nju-Jork, si dhe shumë të ftuar.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare turke dhe amerikane, konsulli Aktas lexoi mesazhin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për 29 Tetorin, Festën e Republikës.

Ndërsa ambasadori Sinirlioglu deklaroi gjatë fjalës së rastit se Turqia ka shënuar arritje shumë të mëdha që nga viti 1923 e këtej dhe aktualisht është një vend mjaft më i fuqishëm dhe mjaft më i madh në shumë fusha.

Ai theksoi se kërcënimi më i fundit ndaj demokracisë dhe lirive, të cilat janë vlerat më të mëdha që duhen mbrojtur, ishte ai i tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste gyleniste (FETO) më 15 Korrik 2016, kur kombi turk demonstroi një qëndresë heroike.

“Republika e Turqisë, me strukturën e saj demokratike dhe laike, me pasuritë e saj socio-kulturore, ka përpara një të ardhme shumë më të ndritur. Të jeni plotësisht të sigurt për këtë. Ne do të vazhdojnë të punojmë të gjithë së bashku në këtë drejtim”, u shpreh ambasadori i Turqisë në OKB.

Ndërkaq, kulla “Empire State”, një prej simboleve të Nju-Jorkut, u ndriçua mbrëmjen e së hënës me drita kuq e bardhë, me rastin e 95-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.



Lajme të ngjashme