Presidenti Erdogan pranon mesazhe urimi me rastin e festës së 29 Tetorit, Ditës së Republikës

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi, Mbreti i Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz dhe shumë zyrtarë të lartë të tjerë dërguan mesazhe urimi me rastin e festës së 29 Tetorit, Ditës së Republikës.

Presidenti Erdogan pranon mesazhe urimi me rastin e festës së 29 Tetorit, Ditës së Republikës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i dërgoi Presidentit Recep Tayyip Erdogan një telegram urimi me rastin e festës së 29 Tetorit, Ditës së Republikës.

Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra për informim e Kremlinit, Presidenti Putin i dërgoi një telegram Presidentit Erdogan me rastin e 95-vjetorit të shpalljes së Republikës.

Në komunikatë, ku theksohet se Putin e uroi Erdoganin me rastin e festës, thuhet se themelet e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve janë hedhur në vitet e para të themelimit të Republikës së Turqisë.

Në mes tjerash në komunikatë vihet theksi në bashkëpunimin e suksesshëm mes Moskës dhe Ankarasë, ndërsa nënvizohet se do të vazhdohet me bashkëpunim efektiv në drejtim të interesave të të dyja vendeve dhe të rajonit të euroazisë.

Ndërkaq edhe Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev dërgoi një mesazh homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan me rastin e përvjetorit të 95-të të Republikës së Turqisë.

Në mesazhin e tij Alijev tërhoqi vëmendjen në reforma dhe projekte të mëdha të infrastrukturës të realizuara nën udhëheqjen e Presidentit Erdogan.

“Turqia me qëndrimin e saj të vendosur luan rol aktiv në zhvillimet që po jetohen në rajonin e saj dhe në botë”, theksoi Alijev.

Ai bëri të ditur se faktorët kryesor të suksesit në marrëdhënie mes dy vendeve janë miqësia dhe vëllazëria.

Alijev mesazhin e tij e përfundon me fjalët “Urojë paqe dhe mirëqenie të përhershme popullit vëlla turk”.

Edhe Arabia Saudite, Bahrejni dhe Pakistani dërguan nga një mesazh urimi me rastin e festës së 29 Tetorit, Ditës së Republikës.

Mbreti i Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz dhe Princi trashëgimtar, Muhammed Bin Selman dërguan nga një telegraf Presidentit, Recep Tayyip Erdogan me mesazhe urimi për festën e 29 Tetorit.

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi dhe Kryeministri, Imran Han publikuan gjithashtu nga një mesazh urimi

Mbreti i Bahrejnit, Hamed Bin Isa Al-Halife dhe Kryeministri, Halife Bin Selman Al-Halife gjithashtu uruan Presidentin Erdogan për festën e 29 Tetorit.



Lajme të ngjashme