Kryeprokurori saudit takon homologun e tij turk në Stamboll

Gjatë takimit që u zhvillua në gjykatën e Stambollit, të dy homologët shkëmbyen të dhënat në lidhje me rastin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

1077577
Kryeprokurori saudit takon homologun e tij turk në Stamboll

urqia është e vendosur për zbardhjen e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Hetimet po zhvillohen me një përkushtim të madh në kuadër të të drejtës ndërkombëtare.

Aktualisht po kërkohen përgjigjet në pyetje se ku ndodhet kufoma e gazetarit saudit dhe arsyeja e vrasjes së tij.

Kryeprokurori i Arabisë Saudite, Saud al-Mujeb, i cili javën e kaluar deklaroi se “vrasja ka qenë e planifikuar”, arriti në gjykatën e Stambollit për t'u takuar me kryeprokurorin publik të qytetit, Irfan Fidan, në vazhdën e hetimeve mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Gjatë takimit që zgjati afërsisht 1 orë, homologët ndanë mes tyre të dhënat në lidhje me rastin.

Pas largimit nga gjykata kryeprokurori saudit kaloi në Konsullatën e Përgjithshme ku pritet të bëjë inspektime.

Turqia kishte kërkuar ekstradimin e 18 sauditëve të dyshuar për lidhje me vrasjen e gazetarit.

Ndërkaq Riadi zyrtarë ende nuk u deklarua në lidhje me këtë kërkesë.

Gjatë hetimeve u zbulua edhe një detaj interesant.

Dolën në pah edhe regjistrat pamorë të makinave të konsullatës, të cilët u dërguan në pastrim tre ditë pas vrasjes së Khashoggit.

Bëhet e ditur se makinat që u dërguan për pastrim janë makina e konsullit Muhammed Uteybi dhe një furgon i konsullatës.

Gazetari i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi ishte zhdukur më 2 tetor pasi hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Arabia Saudite më 20 tetor kishte deklaruar se Khashoggi ka vdekur si pasojë e një zënke që u jetua brenda konsullatës.

Ndërkaq zyrtarët turq, të cilët po zhvillojnë hetimet në lidhje me rastin Khashoggi, deklaruan se vrasja ishte planifikuar më herët.        

 


Lajme të ngjashme