Turqia dënon sulmin ndaj sinagogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme bëhet e ditur se është marrë lajmi i trishtuar për vrasjen e shumë njerëzve dhe u plagosjen e shumë të tjerëve në një sulm të armatosur ndaj një sinagoge në Pitsburg të SHBA.

1077152

“Ne dënojmë fuqishëm këtë sulm të tmerrshëm dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe bashkësinë hebraike amerikane dhe popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruhet në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

11 persona u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga një person i armatosur gjatë një ceremonie në një sinagogë të shtunën në shtetin e Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme