Samiti i Stambollit – Erdogan: Çështja në Siri u rëndua për shkak të indiferentizmit të botës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia nuk do të lejojë terrorin në kufirin e saj.

Samiti i Stambollit – Erdogan: Çështja në Siri u rëndua për shkak të indiferentizmit të botës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia nuk do të lejojë terrorin në kufirin e saj.

Pas samitit katërpalësh për Sirinë të mbajtur në Stamboll, liderët pjesëmarrës, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, Kryetari i Shtetit të Rusisë Vladimir Putin, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.   

Në këtë konferencë Erdoan tha: “Synimi ynë është sigurimi dhe mbarëvajtja e armëpushimit të plotë në terren dhe ndalimin sa më parë të gjakut në Siri”.

Ai tha se arsyeja më e rëndësishme pse konflikti në Siri është kthyer në një problem global është fakti se shoqëria ndërkombëtare nuk i ka dola për zot mjaftueshëm kësaj çështjeje.

“Ne patëm mundësinë të shqyrtojmë tema të tilla se çfarë mund të bëjmë për të arritur një zgjidhje politike sipas kërkesave legjitime të popullit sirian dhe sigurimin e stabilitetit në vend. Fatkeqësisht ne shohim se barrën e problemeve që kanë lindur nga kriza në Siri, prej një kohe shumë të gjatë, janë detyruar ta bartin civilët sirianë dhe shtetet fqinje. Duhet t'i jepet fund kësaj indiference. Përderisa nuk ndërmerret iniciativë politike dhe diplomatike, tragjedia në Siri do të përkeqësohet edhe më shumë. Me pjesëmarrjen sot të Francës dhe Gjermanisë pamë se sinergjinë e kapur në Astana mund ta çojmë edhe më tej" deklaroi Erdoan.

“Shumë shtete e kanë kuptuar seriozitetin e gjendjes në Siri kur efektet arritën pranë kufijve të tyre. Duhet t'i jepet fund kësaj indiference” tha Erdoan dhe shtoi: “Në samit ramë dakord për rritjen e bashkëpunimit si midis katër shteteve, ashtu edhe në nivel të komunitetit ndërkombëtar. Bëmë thirrje për avancimin e shpejtë në terren të zgjidhjes politike. Së pari duhet të fillojmë punimet për komitetin kushtetues (të Sirisë)”.

Ai tha se në samit u shqyrtua kërcënimi i terrorit me burim Sirinë dhe u ra dakord për rritjen e bashkëpunimit.

Erdoan tha se Turqia është një prej vendeve, që është ndikuar më shumë nga terrori.  

“Ne zhvilluam operacionet e Mburojës së Eufratit dhe Degës së Ullirit në Siri duke siguruar një rajon të sigurt prej 4 mijë kilometra katrorë. Nuk lejojmë tregtimin e organizatave terroriste në kufirin tonë. Nuk do të pranojmë ‘u tha u bë’ në terren” u shpreh presidenti turk.

Ai tha se në Samit ranë dakord për ndihma njerëzore për popullin sirian.

Duke rikujtuar se Turqia mirëpret 3,5 milionë sirianë, Erdoan tha: “Besoj se si pjesëmarrës të samitit, do t'i rrisim përpjekjet për arritjen e përmirësimit të gjendjes në terren dhe për avancimin e procesit politik. Turqia është e vendosur të vazhdojë përpjekjen për gjetjen e një zgjidhjeje për problemin. Ne do të informojmë edhe Iranin për këto bisedime. Kjo vendosmëri është nevojë e solidaritetit me popullin sirian dhe borxh që e kemi ndaj vëllezërve tanë sirianë”.

Lideri i dytë që foli në konferencën e përbashkët ishte Kreu i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin i cili tha se zgjidhja në Siri mund të jetë e mundur vetëm me rrugën e diplomacisë.

Ai tha se për çështjen e Sirisë shoqëria ndërkombëtare duhet të bëjë përpjekje krahë për krahu.

 

Kurse Presidenti i Francës, Emmanuesl Macron tha: “Populli sirian duhet të ketë të drejtën e fjalës në të ardhmen e tij”.

Macron tha se përdorimi i armëve kimike si në rajon dhe në pjesë të tjera të botës "është i papranueshëm pavarësisht se kush e përdor atë".

Edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se shqyrtuan çështjen e kthimit të refugjatëve në vendin e tyre.

“Duhet bërë një punë intensive për këtë me Kombet e Bashkuara. Duhet që refugjatët e kthyer të mos arrestohen dhe duhet të stabilizohet struktura njerëzore. Është e rëndësishme që në këtë kohë të vendoset zgjidhja politike. Duhet gjetur një zgjidhje paqësore në Idlib pa u përjetuar krizë njerëzore” tha Merkel.

Nga ana tjetër, Erdoan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp, ndër të cilat ishte edhe pyetja nëse liderëve në Samit i është komunikuar informacion apo jo në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

“Në takimet dypalëshe shqyrtuam çështjen e të ndjerit, Jamal Khashoggi dhe iu përcolla atyre (liderëve) informacionet e nevojshme. Edhe më parë kishim dhënë informacione të ndryshme për këtë çështje përmes shërbimeve tona informative. Në takimet dypalëshe hymë në detaje. Ka 18 të arrestuar. Këta, siç e dini, janë persona që u dërguan (nga Arabia Saudite) në shtetin tonë. Kush i dërgoi këta 18 persona në Turqi? Përgjigjen e kësaj duhet ta japin zyrtarët sauditë", tha presidenti turk, duke shtuar se punimet e policisë, inteligjencës dhe gjyqësorit janë duke vazhduar ende.

“Këto punime nuk kanë përfunduar ende dhe vazhdojnë akoma me të njëjtën ndjeshmëri” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.



Lajme të ngjashme