Samiti katërsh për Sirinë në Stamboll, Erdogan takohet me Merkel, Putin dhe Macron

Me mirëpritjen e Turqisë sot zhvillohet samiti katërpalësh (Turqi-Gjermani-Francë-Rusi) për konsolidimin e armëpushimit në Idlib dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën në Siri.

macron erdoğan.jpg
merkel.jpg

Me mirëpritjen e Turqisë sot zhvillohet samiti katërpalësh (Turqi-Gjermani-Francë-Rusi) për konsolidimin e armëpushimit në Idlib dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën në Siri.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel erdhi me avion privat për të marrë pjesë në samit.

Merkel u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në pallatin Vahdetin.

Në takim krahas Çavushollu ishte i pranishëm edhe Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak).

Më pas Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti në takim kancelaren gjermane.

Takimi që u zhvillua pa praninë e medias zgjati gjysmë ore.

Pas Merkelit në Stamboll erdhi edhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe u prit në Pallatin Vahdetin nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

Edhe Presidenti Emmanuel Macron erdhi në Stamboll për samitin katërsh të Sirisë.  

Samiti katërpalësh (Turqi-Gjermani-Francë-Rusi) që zhvillohet sot në Stamboll ka si qëllim konsolidimin e armëpushimit në Idlib dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën në Siri.

 


Lajme të ngjashme