Turqia gati të punojë me qeverinë e re të Irakut

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy në përgjigje të një pyetjeje tha se Turqia është e gatshme të punojnë me qeverinë e re të Irakut në çështjet e sigurisë, stabilitetit dhe rindërtimit të vendit.

Turqia gati të punojë me qeverinë e re të Irakut

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy i dha përgjigje me shkrim një pyetjeje që i ishte drejtuar Ministrisë lidhur me votëbesimin që ka marrë qeveria e re në Irak.

Aksoy përshëndeti qeverinë e re irakiane nën drejtimin e Adil Abdulmehdi, i cili ishte mandatuar për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 12 majit në Irak. Qeveria e re filloi nga puna me marrjen e votëbesimit të 14 ministrave të kabinetit.

"Urojmë që qeveria e re të ndërmarrë hapa për të përmbushur pritjet e popullit irakian, i cili ka kaluar vuajtje dhe vështirësi të mëdha gjatë viteve të fundit. Në këtë kontekst, ne besojmë se praktikat gjithëpërfshirëse, që përqafojnë të gjitha grupet e popullit irakian, do të kontribuojnë në ruajtjen e unitetit politik dhe integritetit territorial të Irakut si dhe në sigurimin e stabilitetin të qëndrueshëm”, thotë zëdhënësi në përgjigjen e tij me shkrim.

“Shpresojmë që edhe anëtarët e miratuar të Këshillit të Ministrave të Irakut të përcaktohen sipas kësaj qasjeje”, shkruan në vijim Aksoy dhe shton se "Turqia është e gatshme të punojë me qeverinë e re të Irakut në çështjet e rendit, sigurisë dhe stabilitetit si dhe në rindërtimin e vendit".

 


Lajme të ngjashme