Turqia është e vendosur ta spastrojë nga terroristët lindjen e lumit Eufrat në Siri

"Turqia është e vendosur që në vend që të mbetet në Menbixh të kthejë vëmendjen dhe energjinë për ta spastruar lindjen e Eufratit", tha Presidenti Erdogan.

1076393
Turqia është e vendosur ta spastrojë nga terroristët lindjen e lumit Eufrat në Siri

"Turqia është e vendosur që në vend që të mbetet në Menbixh të kthejë vëmendjen dhe energjinë për ta spastruar lindjen e Eufratit", tha Presidenti Erdogan.

Presidenti dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partia), Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e zgjeruar të kryetarëve të degëve të partisë së tij.

Erdogan gjatë fjalimit të tij tha se nuk kanë probleme në zbatimin e marrëveshjes së Idlibit midis Turqisë dhe Rusisë të arritur më 17 shtator.

“Prej ditës kur janë hedhur firmat në marrëveshjen e Idlibit nuk kemi patur ndonjë problem, në rajon mbretëron paqja dhe qetësia. Ndaj krizës në rajon ne kemi vetëm një qëllim, që është të gjejmë një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe demokratike politike, e cila do të përqafojë të gjithë, nga çdo sekt dhe shtresë në bazë të integritetit territorial të Sirisë”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk theksoi se organizata separatiste terroriste PYD-PKK në lindje të lumit Eufrat paraqet kërcënim për Turqinë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne nuk kërcënojmë askënd dhe nuk do të lejojmë që dikush të bëjë gjëra që na kërcënojnë pranë kufijve tanë. Tani radhën e ka shkatërrimi i organizatave terroriste në lindje të lumit Eufrat dhe kthimin e kësaj zone pronarëve të saj të vërtetë”.

Gjatë fjalës së tij Presidenti Erdogan preku edhe në udhërrëfyesin e Menbixhit të dakorduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që rajonin ta spastrojnë nga terrorizmi dhe ta dorëzojnë pronarëve të vërtetë. ShBA-të e kthyen marrëveshjen e Menbixhit në një mjet për të penguar Turqinë. Besojë se çështja herët ose vonë do të zgjidhet ashtu siç dëshirojmë. Jemi të vendosur që në vend që të mbetemi në Menbixh ta kthejë vëmendjen dhe energjinë për ta spastruar lindjen e Eufratit. Lindja e lumit Eufrat për ne paraqet vijë të kuqe. Nuk është e mundur që ne të lejojmë formimin e korridorit të ri terrorist atje. Së shpejti do të shihen edhe pasqyrimet e punimeve tona në terren, ky është paralajmërimi ynë i fundit".

Në mes tjerash ai shtoi se “Turqia nuk ka për qëllim të luftojë me askënd. Qëllimi ynë i vetëm është asgjësimi i përhershëm i kërcënimeve ndaj vendit tonë në burim”.

 


Lajme të ngjashme