Erdogan: Zyrtarët sauditë të tregojnë se ku ndodhet kufoma e Khashoggit

Presidenti dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partia), Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e zgjeruar të kryetarëve të degëve të partisë së tij.

1076285
Erdogan: Zyrtarët sauditë të tregojnë se ku ndodhet kufoma e Khashoggit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se zyrtarët sauditë duhet të tregojnë se kush e dha urdhrin për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Presidenti dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partia), Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e zgjeruar të kryetarëve të degëve të partisë së tij.

Gjatë fjalimit të tij Erdogan preku edhe në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi që është kryer në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

“Gazetari Jamal Khashoggi, shtetas i Arabisë Saudite, i cili vajti në Konsullatën e Përgjithshme të vendit të tij në Stamboll, për të kryer procedurat e nevojshme për martesë me një zonjë shtetase turke, më nuk doli nga Konsullata. Hetimet tregojnë se Khashoggi është vrarë në Konsullatë”, deklaroi Erdogan.

Kreu i shtetit turk vuri në dukje se deklaratat e zyrtarëve sauditë se “Khashoggi ka dalë nga Konsullata” janë fëmijërore, ndërsa tha se “Këto deklarata na shqetësuan edhe më shumë”.

“Një njeri si Kashoggiu nuk del nga Konsullata pa e marrë të fejuarën. Këto deklarata janë komike. Këto deklarata fëmijërore nuk i kanë hije burrështetasve. Është e qartë se ai është vrarë, por ku ndodhet kufoma? Duhet të tregojnë se ku ndodhet kufoma e tij”, deklaroi Erdogan.

“Autoritetet saudite deklaruan se janë ndaluar 18 persona”, tha Presidenti, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Këta 18 persona e dinë se nga kush është vrarë Khashoggi. Vrasësi është në mesin e tyre. Do të tregoni se kush është bashkëpunëtori vendas. Për deri sa nuk i tregoni këto Arabia Saudite nuk do të shpëtojë nga ky dyshim. Në të vërtetë dihet edhe autori i vrasjes. Kush e urdhëroi këtë vrasje? Kush urdhëroi këta persona të vijnë në Turqi? Zyrtarët sauditë duhet ti shpjegojnë këto. Të dielën do ta dërgojnë kryeprokurorin e tyre në Turqi. Ai do të takohet në Stamboll me kryeprokurorin tonë”.

Duke vuri në dukje se posedojnë informacione dhe dokumente tjera në lidhje me rastin, por se këto do ti publikojnë kur të vjen koha.

“Nuk ka kuptim që të jemi të ngutshëm. Fillimisht zyrtarët sauditë do ti publikojnë vrasësit e Khashoggit. E gjithë loja është luajtur në mesin e këtyre 18 personave. Në qoftë se nuk mund ti bindni të flasin atëherë na i dorëzoni që ti gjykojmë ne, sepse ngjarja ka ndodhur në Stamboll”, tha Erdogan.

 


Lajme të ngjashme