Vrasja e Khashoggi - Policia turke mori kampion për analizë nga pusi i konsullatës

Konsullata e Përgjithshme e Arabisë Saudite në Stamboll, për hetimin e vrasjes së Jamal Khashoggi, nuk lejoi kontrollin në pusin që gjendet në oborrin e konsullatës.

Nga pusi u mor vetëm kampion për analizë.

Ndërkaq vazhdon hetimi për të zbardhur vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.  

Në kuadër të hetimeve, forcat e policisë kërkuan për prova në ndërtesën e dhe rezidencën e Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Forcat e sigurisë, që kërkuan të inspektojnë edhe oborrin dhe pusin e konsullatës nuk u lejuan nga autoritetet saudite dhe mundën të marrin vetëm kampion për analizë nga pusi. Jamal Khashoggi, një shtetas saudit dhe kolumnist i "Washington Post", për herë të fundit u pa duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, dhe që nga ajo datë nuk ka pasur më asnjë lajm rreth tij.

Qeveria e Arabisë Saudite më 20 tetor njoftoi se gazetari Jamal Khashoggi vdiq gjatë grindjeve brenda ndërtesës së konsullatës.

Edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se “Provat ekzistuese tregojnë se Khashoggi është vrarë si pasojë e një krimi të planifikuar më parë”.

Lajme të ngjashme