Hulusi Akar: Punimet për vendosjen e sistemeve S-400 do të fillojnë në tetor 2019

Duke nënvizuar se blerja e sistemeve S-400 është çështje e mbrojtjes së vendit, ministri Akar tha se Turqia dhe populli turk ndodhen nën kërcënim serioz ajror dhe raketor.

Hulusi Akar: Punimet për vendosjen e sistemeve S-400 do të fillojnë në tetor 2019

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se punimet për vendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 të blera nga Rusia, do të fillojnë në tetor 2019.

Ministri Akar i bëri një vlerësim rendit të ditës për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA).

Duke nënvizuar se blerja e sistemeve S-400 është çështje e mbrojtjes së vendit, ministri Akar tha se Turqia dhe populli turk ndodhen nën kërcënim serioz ajror dhe raketor.

Ai bëri të ditur se punimet për vendosjen e sistemit S-400 po vazhdojnë.

Ministri Akar gjithashtu tha se ky sistem do të përdoret plotësisht në mënyrë të ndarë dhe të pavarur nga sistemet e NATO-s, ndërsa shtoi se “Shqetësimet e ShBA-së ose të NATO-s i vlerësojmë si të pavende. Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që sistemet e ShBA-së apo të NATO-s të provokohen dhe të shqetësohen. Kjo nuk është çështje e përzgjedhjes, por është një nevojë”.

Akar i bëri një vlerësim edhe dorëzimit të avionëve F-35, partnere e së cilës është edhe Turqia dhe pilotët e së cilës në qershor filluan me fluturime testuese në ShBA.

Ministri theksoi se avioni i parë i është dorëzuar në pranim Turqisë në qershor dhe tha se “Nuk ka asnjë vonesë në projekt, ai vazhdon ashtu siç është planifikuar. Avionët e tretë dhe të katërt do të dorëzohen në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa edhe ky proces po vazhdon pa problem”.

Ministri Akar u rikujtua se ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos i propozoi Washingtonit të ndërtojë tre baza ushtarake në Greqi, ndërsa u pyet se a do të mund të jetë alternativë baza e ShBA-së Suda në Kretë për bazën Incirlik në Turqi?

Akar në përgjigjen e tij tha se Greqia është një vend sovran dhe i pavarur dhe aleate e ShBA-së në kuadër të NATO-s. Bashkëpunimi mes këtyre dy vendeve është mjaftë i natyrshëm dhe se Turqia nuk është e shqetësuar nga kjo situatë.

Ai rikujtoi se në rajon ndodhen ishujt, të cilët me anë të Traktatit të Lozanës të nënshkruar më 24 korrik 1923 duhet të kenë statusin e ishujve të çarmatosur, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Çështja jonë është çarmatosja e ishujve që kanë statusin e ishujve të çarmatosur. Ne jemi duke monitoruar dhe qëndrojmë mbi këtë çështje. Presim nga fqinji ynë të respektojë marrëveshjet, të drejtën ndërkombëtare, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe të qëndrojë larg nga provokimet. Qëndrimi ynë është i qartë. Kemi çdo lloj mase. Dëshiroj që gjithkush ta dijë se nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë fakt të kryer në lidhje me këtë çështje”.



Lajme të ngjashme