Autoritetet saudite nuk lejojnë policinë turke të kontrollojë pusin e konsullatës

Autoritetet saudite nuk kanë dhënë leje që policët të kryejnë kërkime në kuadër të hetimit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në pusin që ndodhet në oborrin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë mësohet se janë zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimin e kryer për vrasjen e gazetarit saudit më 2 tetor në ndërtesën e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Në kuadër të hetimit forcat e policisë kanë kryer kërkime për prova në ndërtesën dhe rezidencën banesë të konsullatës.

Ndërkohë mësohet se forcat e sigurisë nuk janë lejuar nga autoritetet saudite që të kryejnë kërkime në pusin, i cili ndodhet në ambientet e konsullatës. 

Jamal Khashoggi, një shtetas saudit dhe kolumnist i "Washington Post", për herë të fundit u pa duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, dhe që nga ajo datë nuk ka pasur më asnjë lajm rreth tij. 

Qeveria e Arabisë Saudite më 20 tetor njoftoi se gazetari Jamal Khashoggi vdiq gjatë grindjeve brenda ndërtesës së konsullatës. (AA)

Lajme të ngjashme