Ankara - Ambasadori grek thirret në Ministri

Ambasadori i Greqisë në Turqi, Petros Mavroidis është thirrur për sqarime në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Ankara.

Ankara - Ambasadori grek thirret në Ministri

Burimet diplomatike bëjnë të ditur se Ambasadori Mvroidis është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias në deklaratën që bëri javën e kaluar gjatë dorëheqjes nga detyra, të cilën ia ka lënë Kryeministrit Aleksis Cipras kishte njoftuar vendimin e Qeverisë për të rritur nga 6 në 12 milje kufirin e ujërave territoriale të vendit të tij duke filluar nga Ishulli Antikithira, që ndodhet midis Gadishullit të Moresë dhe Ishullit të Kretës dhe për të vazhduar më vonë në dy zona të tjera.

Në Ministri Ambasadorit të Greqisë në Ankara, Petros Mavroidis iu komunikua shqetësimi për deklaratën në fjalë.

Të enjten, një fregatë greke që u përpoq të ndërhynte ndaj anijes turke sizmike “Barbaros Hayrettin Pasha” u bllokua nga marina turke.

Incidenti shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga zyrtarët turq, të cilët e paralajmëruan Greqinë kundër veprimeve të tilla në Detin Mesdhe që do të nxisnin tensione në rajon.

"Turqia nuk do të heqë dorë kurrë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor të mbrojtura nga e drejta ndërkombëtare," tha të hënën në një konferencë shtypi zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın).

Të enjten, ministria e jashtme e Turqisë tha në një deklaratë me shkrim se Ankaraja do të vazhdojë të ushtrojë të drejtat e saj sovrane dhe juridiksionin që rrjedh nga e drejta ndërkombëtare mbi platformën e saj kontinentale dhe i kërkoi Greqisë të heqë dorë nga aktet që do të shkaktonin një përshkallëzim në rajon.

 


Lajme të ngjashme