Turqi – Bilanci javor i antiterrorizmit, 18 terroristë të neutralizuar

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në operacionet e forcave të sigurisë javën e fundit janë neutralizuar 18 terroristë, njëri i ashtuquajtur kuadër i lartë.

Turqi – Bilanci javor i antiterrorizmit, 18 terroristë të neutralizuar

Sipas njoftimit me shkrim të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndërmjet datave 15-22 tetor janë realizuar 2 mijë e 829 operacione antiterrorizmi.

Në mesin e terroristëve të neutralizuar gjendet edhe Jusuf (Yusuf) Tunç, i cili në listën e personave të kërkuar bën pjesë në kategorinë me ngjyrë gri.

Në këto operacione janë vënë në pranga edhe qindra të tjerë, të cilët sipas vlerësimeve të bëra kanë pasur lidhje me organizata të ndryshme terroriste; 199 janë ndaluar për lidhje me PKK-në, 667 për lidhje me organizatën terroriste FETO, 71 për lidhje me DAESH-in dhe 19 janë ndaluar për lidhje me organizatat terroriste majtiste.

Hetime janë bërë edhe për 250 llogari në mediat sociale, që kanë bërë propagandën e organizatës terroriste dhe përmbajnë retorikë urrejtjeje, kurse për 227 persona janë kryer procedurat ligjore.

 


Lajme të ngjashme