MPJ turke dënon sulmin vdekjeprurës në Kandahar të Afganistanit

Turqia ka dënuar të enjten sulmin ndaj takimit të nivelit të lartë të sigurisë në provincën Kandahar të Afganistanit...

MPJ turke dënon sulmin vdekjeprurës në Kandahar të Afganistanit

Turqia ka dënuar të enjten sulmin ndaj takimit të nivelit të lartë të sigurisë në provincën Kandahar të Afganistanit.

“Mësuam me hidhërim se një sulm i organizuar sot (të enjten) gjatë një takimi të kryesuar nga prefekti i Kandaharit dhe ku i pranishëm ishte gjithashtu komandanti i Misionit për Mbështetje të Vendosur (RSM) në Afganistan, u ka marrë jetën shumë personave duke përfshirë shefin e Policisë dhe shefin e Inteligjencës të Provincës”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

“Ne e dënojmë këtë sulm që synon dështimin e përpjekjeve për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Afganistan, dëshirojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, shton komunikata e MPJ turke.

Siç bëjnë të ditur burimet afgane, në mesin e viktimave të shumta rezultojnë gjithashtu drejtori i Policisë së Kandaharit, gjenerali Abdul Raziq Achakzai dhe shefi i Inteligjencës së Provincës, gjenerali Abdul Momin Husainkhil, ndërsa komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, gjenerali Scott Miller, ka shpëtuar pa marrë plagë.

Përgjegjësinë e këtij sulmi e morën talebanët.



Lajme të ngjashme