Ushtria turke neutralizon 3 terroristë në një operacion ajror në veri të Irakut

Në operacionin ajror në zonë Metina, që ndodhet në veri të Irakut, janë neutralizuar 3 terroristë të armatosur në përgatitje për të sulmuar bazat ushtarake turke në kufi.

Ushtria turke neutralizon 3 terroristë në një operacion ajror në veri të Irakut

Përmes një komunikate me shkrim Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke njofton se të mërkurën është kryer një operacion ajror në zonën Metina, që ndodhet në veri të Irakut.

Gjatë këtij operacioni që janë neutralizuar 3 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste, që ishin në përgatitje të sulmit kundër bazave ushtarake turke afër kufirit.

Nga ana tjetër në operacionet ajrore, që Ushtria Turke ka kryer sot në rajonet Zap dhe Avashin-Basyan veri të Irakut, janë shkatërruar strehime të nëndheshme dhe mbitokësore si dhe depo armësh e municioni të organizatës separatiste terroriste.



Lajme të ngjashme