Turqi – Kapen 163 emigrantë të parregullt

Ekipet e policisë turke gjatë kontrolleve që kanë ushtruar në rrugët nacionale të vendit kanë kapur 163 emigrantë të parregullt, kryesisht me shtetësi afgane, pakistaneze dhe bangladeshase.

Turqi – Kapen 163 emigrantë të parregullt

Në provincën Kayseri janë kapur 152 emigrantë, të cilët sipas verifikimeve të bëra doli se kishin hyrë me rrugë të paligjshme në Turqi.

Ekipet e sigurisë gjatë kontrollit në një postbllok në hyrje të rrugës për në provincën Malatya, ndaluan 20 emigrantë të parregullt, të cilët udhëtonin me një minibus. Po ashtu edhe në kontrollet, që janë kryer në autobusët e pasagjerëve që vijnë nga provinca lindore Van dhe shkojnë në provincat perëndimore të Turqisë, janë kapur 132 emigrantë të tjerë të parregullt.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme 152 emigrantët me shtetësi afgane, pakistaneze dhe bangladeshase u shoqëruan për në qendrën e riatdhesimit.

Edhe në provincën Sivas janë kapur 11 emigrantë të parregullt, të cilët tentuan të dilnin jashtë shtetit me rrugë të jashtëligjshme.

Ekipet e policisë ndaluan një kamion në pikën e kontrollit të ngritur në rrugën tokësore Sivas-Ercincan dhe kapën 6 shtetas të Pakistanit, të cilit nuk kishin me vete dokumente identifikimi dhe leje qëndrimi.

Gjithashtu ekipet e policisë dalluan dhe kapën edhe 5 shtetas afganë, në përpjekje për ta kaluar në këmbë pikën e kontrollit të policisë.

Emigrantët e parregullt iu dorëzuan Drejtorisë së Rrethit për Migracionin.

 


Lajme të ngjashme