TRT-ja zgjidhjet “institucioni mediatik i huaj më i mirë i vitit” në Azerbajxhan

Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) u zgjodh “institucioni mediatik i huaj më i mirë i vitit” në Azerbajxhan...

TRT-ja zgjidhjet “institucioni mediatik i huaj më i mirë i vitit” në Azerbajxhan

Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) u zgjodh “institucioni mediatik i huaj më i mirë i vitit” në Azerbajxhan.

Me rastin e 25-vjetorit të rifitimit të pavarësisë së Azerbajxhanit, në kryeqytetin Baku dhe qytete të tjera të këtij vendi po organizohen aktivitete të llojllojshme.

Në galanë e Ditës së Pavarësisë, organizuar të mërkurën në mbrëmje nga një kompani produksioni private, u shpallën gjithashtu çmimet e sportistëve dhe institucioneve mediatike më të mira të vitit 2018.

TRT-ja, e cila ka bërë vend në zemrat e teleshikuesve azerbajxhanas falë programeve dhe lajmeve me përmbajte të pasur, u zgjodh “institucioni mediatik i huaj më i mirë i vitit”.

E denjë për çmim u vlerësua gjithashtu korrespondentja e TRT-së në Baku, Naile Ekberova.

Mbrëmja gala në fjalë u mbyll me shfaqjen e një filmi dokumentar që flet për pavarësinë e Azerbajxhanit.



Lajme të ngjashme