Çavusoglu: Turqia është e detyruar të zbardhë rastin Khashoggi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se e gjithë bota është në kureshtje për të mësuar fatin e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u zhduk në 2 tetor, pasi kishte hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë.

Çavusoglu: Turqia është e detyruar të zbardhë rastin Khashoggi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se e gjithë bota është në kureshtje për të mësuar fatin e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u zhduk në 2 tetor, pasi kishte hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Çavushollu dha një konference të përbashkët shtypi pas takimit në Ankara me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros së Veriut, Kudret Ëzersaj (Kudret Özersay).  

Pyetjes “A do të mund të shkojë apo jo konsulli i përgjithshëm i Arabisë Saudite në Stamboll në vendin e tij nëse Arabia Saudite kërkon një gjë të tillë?” Çavushollu iu përgjigj duke thënë: “Sot cilido diplomat i Arabisë Saudite që dëshiron të shkojë në vendin e tij mund të shkojë. Në lidhje me këtë nuk ka asnjë kufizim”.  

Ai rikujtoi se mbrëmë, autoritetet dhe specialistët e prokurorisë së Stambollit hynë dhe zhvilluan punime në ndërtesën e prokurorisë së përgjithshme ndërsa sot në mbrëmje do të vazhdojë hetimi duke përfshirë rezidencën dhe automjetet (e konsullatës së përgjithshme).  

Ai tha qëllimi i Turqisë është të zbulojmë fatin e gazetarit që humbi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite.

“Ne jemi të detyruar të zbardhim këtë ngjarje. Nëse prokuroria e sheh të arsyeshme mund të marrë dëshminë e personave që sheh të aryeshëm. Është e rëndësishme që procesi të ecë në mënyrë të papenguar. Në të njëjtën mënyrë procesi është i rëndësishëm edhe nga aspekti i bashkëpunimit me Arabinë Saudite.



Lajme të ngjashme