Erdogan: Rumania është një vend mik dhe strategjik për Turqinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nuk do të harrojnë solidaritetin e treguar nga Rumania pas tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste / struktura paralele në shtetet (FETO/PDY) më 15 korrik 2016.

Erdogan: Rumania është një vend mik dhe strategjik për Turqinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nuk do të harrojnë solidaritetin e treguar nga Rumania pas tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste / struktura paralele në shtetet (FETO/PDY) më 15 korrik 2016.

“Ne vazhdojmë kontaktet me autoritetet rumune në mënyrë që të hidhen hapat e duhura ndaj personave dhe institucioneve koherente me FETO-n në Rumani” tha Presidenti Erdoan.  

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan pas takimit dhe darkës në Pallatin presidencial me Kryeministrin e Rumanisë, Viorica Dancila dhe delegacionin që e shoqëronte, dha një konferencë të përbashkët shtypi.

Erdoan rikujtoi se viti 2018 është 140-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë.

Ai u shpreh se që nga viti 2011 e deri më sot, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve vazhdojnë në nivelin e partnerit strategjik dhe miqësia ndërmjet dy vendeve vjen si rezultat i marrëdhënieve shoqërore përgjatë shekujve dhe shkëmbimit kulturor mes tyre.   

Presidenti turk bëri të ditur se me Kryeministren Dancila zhvilluan takim dypalësh me shumë kapituj duke filluar nga ekonomia, siguria dhe lufta kundër terrorit si dhe u qëndrua mbi ato që mund të bëhen për të zhvilluar edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në periudhën e ardhshme.

Ai bëri të ditur se një pjesë të rëndësishme të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e përbëjnë dimensioni ekonomik dhe tregtar.

“Vëllimi tregtar, që në vitin 2017 ishte afërsisht 6 miliardë dollarë, në dritën e të dhënave aktuale parashikohet që këtë vit të rritet dhe në takimet dypalëshe, marrëveshja për rritjen e objektivit me qëllim që vëllimi tregtar të arrijë në 10 miliardë dollarë, sot është një vendim për të dyja vendet. Jam i besimit se palët, të gjitha ministritë, me hapat që do të hedhim do ta arrijmë këtë.  

“Shifrat e tregtisë për 8 muajt e parë të vitit 2018-të në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas llogarive tona janë rritur 23%. Do të punojmë për të shënuar objektivin tonë tregtar prej 10 milirdë dollarësh” tha Erdoan.

Ai i bëri edhe një herë thirrje biznesmenëve rumunë që të investojnë në Turqi.

Presidenti turk shprehu se i janë mirënjohës Rumanisë, aleate në NATO për mbështetjen që i jep Turqisë brenda aleancës për luftën e saj kundër terrorit.

“Kryesia e radhës së Rumanisë në Bashkimin Evropian, që ky vend do të marrë në fillim të vitit të ardhshëm, është një rast i rëndësishëm nga aspekti i marrëdhënieve dypalëshe” tha Erdoan.  

Duke theksuar se ndjehet i kënaqur për vizitën e Dancila-s në Turqi veçanërisht përpara marrjes së detyrës së kryesimit të radhës së Bashkimit Evrovian, Erdoan tha: “Në gjysmën e parë të vitit  2019 do të sigurojmë një punë të afërt me udhëheqjen rumune, e cila është kryesuese e radhës në Bashkimin Evropian. Me të nderuarën kryeministre, edhe në takimin dypalësh edhe ndërmjet delegacioneve biseduam për hapat që mund të hidhen në këtë çështje. Nga ana tjetër, rreth 70 mijë bashkëkombës dhe rreth 15 mijë nënshtetas që jetojnë në Rumani, përbëjnë një urë miqësie ndërmjet dy vendeve. Ne jemi mirënjohës për faktin që bashkëkombësit tanë, trashëgimi e historisë së përbashkët, jetojnë në paqe në këtë vend pa u përballur me diskriminim. Ne shpresojmë që Rumania të jetë shembull edhe për vendet e tjera në këtë drejtim”.   

Ai bëri të ditur se me Rumaninë dëshirojnë të vazhdojnë konsultimin e nivelit të lartë.

“Dëshirojmë që këto punimet tona, ky solidaritet që kemi veçanërisht në fushën ushtarake dhe politike, si edhe në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë tregtar e kulturor, të vazhdojë duke u rritur edhe në periudhën e ardhshme” tha Presidenti Erdoan.

Kurse Kryeministrja e Rumanisë, Viorica Dancila tha se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë hapat e Turqisë ndaj Bashkimit Evropian.

Ajo tha se Turqia dhe Rumania festojnë 140-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe në Rumani është edhe 100-vjetori i “bashkimit të madh” dhe duke nënvizuar rëndësinë simbolike që përfaqëson kjo për Rumaninë, falënderoi Presidentin Erdoan për mirëpritjen e tij në një periudhë të tillë.  

Ajo theksoi bashkëpunimin e autoriteteve turke dhe rumune si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe në shumë fusha të tjera si atë politike nga aspekti rajonal, fushën e mbrojtjes, tregtisë, arsimit dhe kulturës.  

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim hapat e Turqisë në rrugën e Bashkimit Evropian. Veçanërisht kontributin e Turqisë në sigurinë e Evropës e shohim me lëvdata” tha Dancila dhe shtoi se përgëzojnë Turqinë edhe për politikat për dyert të hapura për refugjatët.

Ajo tha se partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve është “shumë i fuqishëm” dhe shtoi se nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me rastin e vizitës, pasqyrojnë vullnetin e të dyja vendeve për të zhvilluar edhe më shumë marrëdhëniet e tyre.  



Lajme të ngjashme